Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
13/03/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e zyrës regjionale për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimet e BQK-së në avancimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.
Guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit se sektori financiar po vazhdon trendin pozitiv edhe këtë vit, duke qenë likuid dhe me performancë pozitive, duke rritur aktivitetin kredidhënës për ekonominë dhe qytetarët.
Ai falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti përgjatë gjithë këtyre viteve.
Nga ana tjetër, udhëheqësi i Misionit të FMN-së për vendin tonë, Gabriel Di Bella falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin, ndërsa shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme së bashku me BQK-në, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara