Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
20/02/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor. Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme. Guvernatori Mehmeti i falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar. Z. Gabriel Di Bella, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, agjendën e përbashkët për muajt e ardhshëm, si dhe për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet FMN-së dhe BQK-së. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë delegacioni i FMN-së përveç me zyrtarë të BQK-së, do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës. Delegacioni i FMN-së përfundon vizitën me 26 shkurt.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara