Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
10/06/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministren e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, me të cilën ka diskutuar gjendjen aktuale të ekonomisë dhe tejkalimin me sa më pak dëme të sektorëve të prekur nga pandemia Covid-19.
Temë tjetër e diskutimit ishte edhe programi i Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike dhe përgatitjet për rishikimin e Buxhetit të Kosovës.
Guvernatori Mehmeti theksoi se përkundër problemeve të shkaktuara nga pandemia, sektori bankar ka një shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe potencial për të rritur edhe më tej kreditimin e ekonomisë.
Nga ana tjetër, Ministrja Bajrami vlerësoi punën që po bën BQK-ja dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të implementimit të pakos për rimëkëmbjen ekonomike, duke pasur parasysh se një pjesë bukur e mirë e investimeve në këtë fushë do të jetë përmes rritjes së financimit kreditor, ku target kryesor do të jetë përmirësimi i kushteve të financimit për sektorin privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara