Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
13/01/2021
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe kryetari i Bordit, Flamur Mrasori kanë ngushëlluar familjen Dërmaku për shkuarjen në amshim të profesorit Dr. Arben Dërmaku.
“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e profesorit të njohur Dr. Arben Dërmakut. Ai do të kujtohet si një profesionist i madh i ekonomisë, i cili për një kohë të gjatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si anëtar i jashtëm i komitetit të auditimit. Humbja e profesor Dërmakut nuk është humbje vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e njohën dhe kishin nderin të punonin me të. Në këto momente të rënda, jemi bashkë me familjen dhe ndajmë dhimbjen për humbjen e më të dashurit tuaj dhe lutemi për shpirtin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Guvernatorit Mehmeti dhe kryetarit të Bordit, Mrasori.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara