Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
21/09/2022
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Daniel Palotai.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi z. Palotai me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e deritashme të ndërmarra nga BQK-ja, duke theksuar faktin se sektori financiar vazhdon të jetë likuid dhe me performancë pozitive.
Guvernatori Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të FMN-së për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme për BQK-në dhe Kosovën.
Nga ana tjetër, z. Palotai shprehu gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në dhe për sektorë të tjerë ekonomik.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara