Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
12/10/2020
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger.
Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Weidinger me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.
Gjithashtu, Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.
Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen e BQK-së dhe shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
Ndërkaq, Ambasadori Weidinger falënderoi Guvernatorin për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara