Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
10/02/2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar ekipin e German Economic Team (GET) të kryesuar nga znj. Marie-Aimée Salopiata, në kuadër të përpjekjeve për të adresuar çështjen e përfshirjes në sistemin e Kartonit të Gjelbër të Këshillit të Byrove.
Në këtë takim, nga ekspertët e GET-it u prezantuan dy studime të fokusuara, të realizuara me kërkesë të BQK-së, mbi ndikimet ekonomike për Republikën e Kosovës nga mos anëtarësimi në sistemin e Kartonit të Gjelbër, si dhe opsionet e mundshme për adresimin e kësaj çështje në mënyrë sa më efikase.
Bazuar në qëndrimet aktuale, rekomandimet e dala dhe bashkërendimit në nivel institucional dhe ndërinstitucional do të avancohet drejt zgjidhjeve të mundshme praktike, si për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, ashtu edhe për integrimin rajonal e më gjerë.
BQK-në në pajtim edhe me Planin Strategjik 2024-2028, do të vazhdojë të mbështesë këtë proces në përpjekje shumëdimensionale, duke përfshirë edhe aspekte diplomatike për të arritur këtë qëllim, i cili ndërlidhet edhe me proceset integruese aktuale të vendit tonë.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara