Guvernatori Ismaili priti në takim delegacionin e lartë nga CIPFA që po qëndron në Republikën e Kosovës

21/11/2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin e lartë nga Instituti i Pavarur i Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA), me seli në Londër, përfaqësuar nga z. Hamid, Drejtor për Çështje Ndërkombëtare dhe z. Watkins, Udhëheqës i lartë.

Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interesa të përbashkëta që lidhen me avancimin e kornizës së raportimit financiar, planeve të integritetit, lidershipit, ESG-së, edukimit financiar, digjitalizimit dhe auditimit të brendshëm.

Po ashtu, janë diskutuar format për ngritjen e kapaciteteve përmes shkëmbimit institucional, veçanërisht në fushën e standardeve ndërkombëtare për raportim financiar dhe llogaridhënien publike.

Në fund, Guvernatorit Ismaili para përfaqësuesve të CIPFA-së shpalosi planet zhvillimore të BQK-së, ndërsa CIPFA atë rreth partneriteteve ndërkombëtare nga praktikat botërore.