Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
03/11/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është pritur në takim pune nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Znj. Vjosa Osmani.
Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e njoftoi Presidenten Osmani mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.
Guvernatori Ismaili ka theksuar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës është i qëndrueshëm dhe brenda parametrave të përcaktuar.
Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete.
Gjithashtu u diskutua për vendosjen e Republikës së Kosovës në listën e shteteve në platformat botërore të pagesave.
Po ashtu, është folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka marrë mbështetje institucionale nga Presidentja Osmani për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të BQK-së në interes të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në veçanti.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara