Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
29/09/2023
Me ftesë të Guvernatores së Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut znj. Anita Angelovska Bezhoska, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me stafin po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar me temë "Riaktivizimi i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike që ndikojnë në ridizajnimin e politikës makroekonomike".
Në kuadër të këtij forumi që po mbahet në Shkup, u mbajtën edhe disa takime bilaterale njoftuese me disa nga guvernatorët e bankave qendrore të shteteve të rajonit dhe Evropës, duke përfshirë guvernatorët nga Banka e Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Lituanisë, Belgjikës, si dhe përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të zhvillojë dhe mbajë raporte shumë të mira institucionale dhe bashkëpunimi me Bankat Qendrore, me qëllim që të jetë e përfshirë dhe përditësuar me qasjet dhe praktikat më të mira makroprudenciale për të rishikuar modelet, që ofrojnë stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara