Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
20/04/2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, iu bashkua Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i udhëhequr nga z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN.
Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.
Prezantimi i Z. Kammer me titull "Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery" nga Perspektiva Rajonale Ekonomike, nxori në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke ofruar njohuri për perspektivën ekonomike.
Guvernatorët dhe Ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit.
Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale. Iniciativa të tilla nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave të përbashkëta financiare dhe sigurimin e stabilitetit financiar për rajonin.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara