Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
17/10/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, priti sot në takim znj. Venera Hoxha, Kryesuese e Zyrës Finance in Motion GmbH - Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), në Kosovë dhe Shqipëri, së bashku me ekipin e saj.
Guvernatori Ismaili falënderoi znj. Hoxha për kontributin që Finance in Motion GmbH/EFSE, ka dhënë për BQK-në dhe për sektorin financiar në Kosovë, përmes një mirënjohjeje simbolike.
Përgjatë takimit u diskutuan projektet që janë mbështetur nga departamenti për zhvillim i EFSE-së, në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme të BQK-së për analizën e mbingarkesës së klientëve, mbështetja për krijimin e qendrës për edukim financiar dhe hartimin e materialeve për edukim financiar. Ky aktivitet do të avancohet i bashkërenduar edhe me institucionet tjera.
Temë boshte ishte ndërtimi i platformës për krahasueshmerinë e normave efektive të interesit të institucioneve financiare, projekt ky i cili është konfirmuar se do të mbështetet nga EFSE.
Znj. Hoxha theksoi që Finance in Motion/EFSE, do të vazhdojë të përkrahë dhe mbështetë BQK-në por edhe sektorin financiar në Kosovë, me fokus të veçantë projektet me ndikim në qeverisjen mjedisore dhe sociale.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara