Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
21/04/2010
Me ftesë të FMN-së, një delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , i kryesuar nga i pari i këtij institucioni , guvernatori z. Hashim Rexhepi u nisën për në SHBA, Uashington, për të marrë pjesë në takimet e rregullta të sesionit praveror të FMN-së dhe Bankës Botërore. Gjatë qëndrimit në Uashington nga data 22 -25 prill , guvernatori Rexhepi pritet të takohet me zyrtartët dhe drejtuesit më të lartë të FMN-së , Bankës Botërore, Thesarit Amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it si dhe me shumë homologë të bankave qendrore të shteteve të ndryshme të botës. Guvernatori Rexhepi gjatë këtyre takimeve është i shoqëruar nga zëvendësguvernatori i BQK-së z.Gani Gërguri.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara