Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani u takua me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Hashim Rexhepi

13/09/2008

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,  z. Hashim Rexhepi.

Në të u diskutua kryesisht për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh që ekziston midis dy institucioneve, si ai në fushën e mbikëqyrjes bankare, mbarëvajtjes së sistemit të pagesave, zhvillimit të trainimeve për burimet njerëzore të të dy institucioneve etj..

Një vend të veçantë zuri dhe diskutimi mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit të publikut. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Hashim Rexhepi, vlerësoi si shumë të dobishme dhe interesante përvojën e Bankës së Shqipërisë në këtë fushë. Guvernatori Rexhepi mori pjesë në takimin rajonal të  mbajtur në qytetin e Kukësit ,  më temën “ Sistemi bankar nxitës i zhvillimit ekonomik “

Në këtë takim përveç Guvernatorëve Fullani dhe Rexhepi moren pjesë edhe , Kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, z. Gjok Uldedaj, kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtues të lartë të sektorit bankar shqiptar, si dhe drejtues e pedagogë të degës së  Fakultetit Ekonomik të Tiranës në Kukës.