Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
14/06/2011
Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët si ajo rreth përshpejtimit të aprovimit të Ligjit mbi Sigurimet nga auto-përgjegjesia ndaj palëve të treta, ligj ky që hap rrugën për formimin e Byrosë Nacionale Motorike dhe anëtarësimin e vendit tonë në sistemin e Kartonit të Gjelbër si dhe aspekte të dërgesave të emigrantëve me fokus në gjetjen e modaliteteve optimale për uljen e mëtejme të kostos së transferit të tyre.
Guvernatori Gërguri dhe Ministri Makolli shprehen gatishmerinë për bashkëpunim të veprimeve edhe në fushën e joshjes së investimeve direkte të diasporës në Kosovë.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara