Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
23/08/2023
Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , kam kenaqësinë e veçantë t’Ju dërgoj në emër të Bankës së Shqiperisë dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për një mandat të suksesshëm në drejtimin e këtij institucioni.
Eksperienca drejtuese dhe bagazhi Juaj profesional janë një garanci e shtuar për institucionin dhe jam mëse i bindur se Banka Qendrore e Kosovës do të përmbush me sukses të gjitha objektivat e saj, si dhe do të sigurojë një sistem bankar e financiar të qëndrueshëm.
Shpreh besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy institucioneve tona do të vazhdojnë të mbeten të tilla dhe të thellohen më tej edhe nën mandatin tuaj. Përfitoj nga rasti t’Ju rikonfirmoj se Banka e Shqiperisë do të jetë përherë e gatshme të ofrojë mbështetjen dhe ndihmesën e saj në çdo fushë që do të jetë nevoja.
Duke Ju uruar shëndet e suksese të mëtejme Juve dhe gjithë satift të BQK-së , mbetem,
Sinqerisht Juaji
Gent Sejko
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara