Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza priti në një takim lamtumirës Përfaqësuesin rezident të Bankës Botërore në Republikën e Kosovës

30/12/2015

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza priti në një takim lamtumirës Përfaqësuesin rezident të  Bankës Botërore në Republikën e Kosovës z.Jan-Peter Olters 
Guvernatori Hamza ka falënderuar z. Olters për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të BQK-së dhe Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, duke potencuar këtu kontributin e madh që z.Olters ka dhënë gjatë mandatit të tij të shërbimit në Kosovë në cilësinë e  Përfaqësuesit Rezident të Bankës Botërore në Kosovë.  
Gjithashtu Guvernatori Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e  Bankës Botërore dhënë BQK-së  dhe sektorit financiar të vendit përmes shumë  projekteve tani  më  të  përfunduara, projekteve që janë në proces si dhe projekteve të zotuara të cilat pritet të fillojnë së zbatuari. 
Në anën tjetër z.Olters në fjalën e tij është shprehur falënderues dhe i kënaqur për bashkëpunimin me BQK-në dhe vlerësoi që ky bashkëpunim ka qenë në nivel profesional dhe  shumë efikas. Ai u shpreh i bindur që Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen me projekte dedikuar BQK-së dhe zhvillimit të sektorit financiar në Kosovë.