Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

08/10/2015

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat janë duke u zhvilluar në  Lima të Perusë. 
Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori Hamza  pritet të marrë pjesë edhe në mbledhjet e Konstituencës për Evropën Qendrore dhe Lindore në FMN dhe të Konstituencave përkatëse të FMN-së dhe Bankës Botërore.