01/10/2014
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z.Bedri Hamza priti në një takim z.Javier Menendez Bonilla, shef i njësisë për Kosovën , e cila është në kuadër të Komisionit Evropian. Në këtë takim, Guvernatori Hamza fillimisht ka falënderuar, z.Bonilla për ndihmën e vazhdueshme të Komisionit Evropian që i ka dhënë Kosovës dhe institucioneve të saja . Guvernatori Hamza duke folur në rastin konkret për detyrat që e mandatojnë BQK-në , e ka garantuar z.Bonilla se Banka si autoritet rregullator , licencues dhe mbikëqyrës do të zbatojë dhe do t’i plotësojë suksesshëm të gjitha detyrat, që dalin në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane . Ndërsa në vazhdim Guvernatori i bëri një rezyme zhvillimeve ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë sektorit bankar , industrisë së sigurimeve dhe foli po ashtu për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem . Po sipas Guvernatorit Hamza, bazuar në treguesit e zhvillimeve aktuale, kemi të bëjmë me një sistem të qëndrueshëm të shëndoshë dhe likuid ,pra kemi të bëjmë me zhvillime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët që e karakterizojnë dhe i mbulon konform mandatit të saj BQK-ja dhe gjithnjë duke ushtruar ,zbatuar dhe operuar aktivitetin e saj në pajtim të plotë me ligjet dhe rregulloret pa përjashtim. Ndërsa z.Bonilla , falënderoi për pritjen si dhe për informimin gjithëpërfshirës ,ka përgëzuar duke i dhënë mbështetje Guvernatorit dhe BQK-së për punën dhe të arriturat si institucion i rëndësishëm i shtetit të Kosovës . Po ashtu ka bërë me dije se ai do të vazhdojë ndihmën e pakursyer të zyrës për Kosovën në kuadër të Komisionit Evropian. Do të mbështesin integrimin e Kosovës , përfshirë këtu BQK-në në plotësimin e detyrave që dalin nga ky proces i rëndësishëm për vendin është shprehur ai.
Në fund të këtij takimi, Guvernatori ka shprehur falënderim të veçantë për delegacionin e kryesuar nga z.Bonilla dhe ka premtuar përkushtimin e tij se bashkëpunimi me institucionin e Komisionit Evropian dhe të institucioneve tjera pa dallim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se BQK-ja në vazhdimësi do të plotësojë të gjitha detyrat që dalin nga rrugëtimi në rrugën drejt integrimit .