Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
24/12/2015
Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjestë Republikës së Shqipërisë, z.Arben Ahmetaj, u prit në një takim nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza.
Me këtë rast Guvernatori Hamza shkëmbeu informacion mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe falënderoi z. Ahmetaj për mbështetjen që shteti shqiptar ka dhënë dhe është duke dhënë në zhvillimin e ekonomik me praninë e tij në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Guvernatori po ashtu ka njoftuar ministrin Ahmetaj edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që BQK-ja ka me institucionet homologe shqiptare, si me Bankën e Shqiperisë ashtu dhe me autoritetet tjera rregullatore të pavarura të shtetit shqiptar.
Tema tjera të shtjelluara gjatë diskutimit kishin të bënin në përgjithësi me mbarëvajtjen e punëve dhe performancën e institucioneve të cilat i nënshtrohen rregullativës dhe autoritetit mbikëqyrës dhe rregullator të BQK-së, që operojnë në fushën bankare dhe industrinë e sigurimeve në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan po ashtu që bizneset e të dyja palëve të jenë më të pranishme në të dyja vendet.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara