31/03/2015
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , Bedri Hamza ,priti sot në një takim , shkëlqesinë e saj, znj. Songül Ozan, ambasadore e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës. Duke e falënderuar për kohën e ndarë që të vizitoi Banken Qendrore të Republikës së Kosovës,
Guvernatori e njoftoi ambasadoren Ozan për zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare , industrinë e sigurimeve dhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem . Më këtë rast Guvernatori përmendi praninë e bankave dhe të kompanive të sigurimeve në Kosovë , të cilat janë duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimet e këtyre fushave.
Poashtu guvernatori potencoi se bazuar në treguesit e zhvillimeve aktuale , këta tregues flasin për një sistem të shëndosh dhe likuid , ka zhvilime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët.
Ai më tej theksoi edhe mbështetjen e bizneseve nga Turqia , të cilat janë duke dhënë në zhvillimin e ekonomik me praninë e tyre me theks të veçant në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Guvernatori poashtu potencoi edhe marrëdhëniet e mira që BQK-ja ka me institucionet homologe turke si Bankën e Turqisë dhe autoritetin e pavarur rregullator mbikëqyrës të Turqisë -BRSA .
Ndërkaq, shkëlqesia e saj , ambasadorja Ozan shprehu falënderimin e saj për pritjen që i’u bë me rastin e kësaj vizite në BQK dhe po ashtu e falënderoi Guvernatorin për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar si dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Turqisë dhe Kosovës.
Në fund të dy bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis institucioneve Kosovës dhe Turqisë.