Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
26/02/2014
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Bedri Hamza, me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Sllovenisë z. Bostjan Jazbec, po realizon vizitën zyrtare në Slloveni, përkatësisht në Bankën e Sllovenisë.
Me këtë rast Guvernatori Hamza është pritur nga homologu i tij z. Jazbec, të cilët kanë shkëmbyer informacione lidhur më zhvillimet në përgjithësi në sektorët financiar të të dyja vendeve.
Guvernatori Hamza, duke vlerësuar kontributin e deritashëm të Bankës së Sllovenisë, njëherësh ka shpalosur fushat me interes për bashkëpunim midis të dyja institucioneve, me fokus të veçantë në fushën e avancimit të kornizës ligjore të sektorit financiar dhe procesin e integrimit evropian.
Z. Jazbec është shprehur që bashkëpunimi profesional me BQK-në ka qenë i shkëlqyer dhe efikas, duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton, për mbështetje të mëtejmë dhe për bashkëpunim të ngushtë me BQK-në në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes përbashkët.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara