Guvernatori Hamza mori pjesë në hapjen e punëtorisë rajonale të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI)

04/05/2015

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Bedri Hamza, mori pjesë në hapjen e Punëtorisë së Tetë Rajonale të IADI-it për Vlerësimin e Pajtueshmërisë me Parimet Themelore për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave, e cila po mbahet në Prishtinë gjatë periudhës 4-6 maj 2015 dhe nikoqir i së cilës është Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK). Aty po marrin pjesë përfaqësues të lartë të IADI-it, duke përfshirë znj. Gail Verley, Sekretare e Përgjithshme, dhe përfaqësues të institucioneve të sigurimit të depozitave nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë punëtorisë do të bëhet vlerësimi i Sistemit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Guvernatori Hamza shprehu mirënjohjen e tij për IADI-in për organizimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për FSDK-në dhe tërë sektorin bankar të vendit tonë.
Për më shumë kliko në vijim: Fjala e Guvernatorit