Guvernatori Hamza mori pjesë në Panairin Financiar 2014

23/09/2014

Në paraqitjen e tij me  rastin e  hapjes së Panarit Financiar 2014 në Prishtinë ,Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza, para pjesëmarrësve të këtij Panairi ndër të tjera ritheksoi  edhe njehrë pohimin e tij se tregu bankar i Kosovës , vazhdon të jetë atraktiv për investitorët dhe vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizmit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e mirë të portofolit kreditor. Në vijim të fjalë së tij Guvernatori Hamza potencoi po ashtu se përkundër zhvillimit të deritanishëm sektori financiar i vendit ka hapësirë për zhvillim të mëtejshëm dhe për të qenë edhe më i dobishëm për ekonominë e vendit. Një arritje e rëndësishme nga viti i kaluar është se këtë vit BQK-ja, ka licencuar një bankë të re me kapital të huaj, duke rritur  numrin në 10-të   të institucioneve bankare që operojnë në Kosovë . Kjo tregon se tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët”, tha ai duke shtuar se është Banka Qendrore është ajo që vazhdon të ndjekë një politikë, e cila promovon hyrjen e akterëve të rinjë në sistemin financiar  e që paraqet një parakusht të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm dhe nxitjen e konkurrencës në sektorin bankar të vendit. Në fund të fjalës së tij Guvernatori vlerësoi organizimin e Panarit duke shtuar se :” Panairi i sotëm financiar, përveç rolit të tij në promovimin e sektorit financiar dhe ofrimin e mundësisë për partneritet dhe bashkëpunime të reja ndërmjet palëve pjesëmarrëse, është gjithashtu platformë shumë e rëndësishme për edukimin financiar të publikut dhe identifikimin e sfidave të reja për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori dhe  përgëzoj Shoqatën e Bankave të Kosovës për organizimin e një ngjarjeje të tillë, me shumë rëndësi për sektorin financiar dhe ekonominë e vendit dhe uroj mbarëvajtje dhe diskutime të frytshme. Në pjesën e parë të Panairit kanë prezentuar edhe Kryetari Shoqatës së Bankave z.Petrit Balija , z.Robert Wright ,Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave . Në vazhdim të Panairit janë zhvilluar sesione dhe panele ku kanë marrë pjesë ekpertë dhe zyrtarë të sistemit financiarë të Kosovës. Fjala e Guvernatorit