Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
06/12/2013
Më 3 dhe 4 dhjetor 2013,Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Hamza mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me titull “ Bashkëpunimi i Bankave Qendrore para, gjatë dhe pas krizës”. Konferenca vuri në pah kontributin e madh të BQE-së dhënë zhvillimit të bankave qendrore të rajonit dhe më gjerë, ku fal së cilës shumica e bankave qendrore arritën të evoluojnë nga një marrës i asistencës teknike në një dhënës të çmuar të kësaj asistence. Gjatë kësaj kohe Guvernatori Hamza është takuar edhe me zyrtarë të Deutsche Bank dhe të Fondit Evropian për Evropën Juglindore.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara