Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
31/03/2017
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza eshte duke marrë pjesë në takimin e guvernatorëve të rajonit, i cili po mbahet nën organizimin e Bankës Popullore të Kroacisë dhe revistës kroate "Lider".
Tema kryesore e takimit ka të bëjë me ndikimin e euros si mekanizëm për ankorimin e politikave financiare në funksion të stabilitetit financiar dhe të zhvillimit ekonomik. Me këtë rast Guvernatori Hamza ka folur për përvojat e Kosovës me përdorimin e euros dhe ndikimin që ka pasur në stabilitetin financiar dhe valutor.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara