Guvernatori Gërguri priti drejtorin ekzekutiv në FMN, z.Willy Kiekens

02/03/2012

Krahas takimeve të rregullta me delegacionin e FMN-së i cili po qëndron në vendin tonë që nga 21 shkurti i këtij viti, Guvernatori Gërguri ka pritur sot në takim bilateral edhe z.Willy Kiekens, drejtor ekzekutiv në Fondin Monetar Ndërkombëtar.Në takim është diskutuar kryesisht mbi progresin e deritashëm të arritur me misionin e FMN-së që po qendron në Kosovë, pastaj mbi zhvillimet aktuale në sektorin financiar me fokus të veçantë në sistemin bankar.Gjithashtu, është diskutuar asistenca e deritashme teknike dhënë BQK-së si dhe nevojat për asistencë shtesë gjatë këtij viti.