Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
13/03/2012
Guvernatori Gërguri po merr pjesë në Takimin e tretë në Evropë të Forumit Zyrtar të Institucioneve Monetare dhe Financiare. Nikoqir i takimit është z. Jens Weidmann, President i Deutsche Bundesbank ku edhe po zhvillohen punimet e këtij takimi.
Rreth 70 përfaqësues nga 50 institucione prej 35 shteteve nga Afrika, Amerika, Azia, Evropa dhe Lindja e Mesme po elaborojnë në temën e ambientit global ekonomik dhe monetar, ndryshimet në praktikat e menaxhimit të mjeteve dhe në arkitekturën ndërkombëtare mbikëqyrëse dhe rregullative.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara