Guvernatori Gërguri po merr pjesë në Konferencën e Bankës Qendrore të Austrisë dhe në takimin e Konstituencës Belge pranë FMN-së

22/11/2011

 Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Austrisë, Guvernatori Gërguri po merr pjesë në punimet e Konferencës ndërkombëtare "Integrimi Evropian në Kontekstin Global" organizuar nga ana e Bankës Qëndrore të Austrisë dhe Bankës Qendrore të Finlandës.
Konferencën e kanë hapur z. Ewald Nowotny, Guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë, z.Erkki Liikanen, Guvernator i Bankës së Finlandës, z.Andrew K. Rose, Profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, dhe z. Min Zhu, Zëvëndesdrejtor menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prezantuesit nga shumë institucione ndërkombëtare si Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian, FMN, bankat qendrore në regjion dhe më gjerë si dhe nga akademia po analizojnë modelet e rritjes se tre zonave ekonomike (Evropa, Kina dhe Rusia) duke ekzaminuar aspektet kryesore të varshmërisë midis tyre. Pas përfundimit të Konferencës, Guvernatori Gërguri, sot do të marrë pjesë edhe në takimin e Konstituencës Belge pranë FMN-së e cila do të mbahet në Vienë.