Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
24/10/2013
Gjatë muajve korrik dhe gusht 19 studentë nga fakultete të ndryshme të vendit tonë , të Universitetit Publik dhe kolegjet private përfunduan Programin e praktikës dymujore, e cila u zhvillua në departamente të ndryshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në një ceremoni rasti ,Guvernatori Hamza në prani edhe të menaxhmentit dhe drejtuesve të BQK-së u shpërndau certifikata të gjithë studentëve të cilët me sukses kanë ndjekur programin e praktikës duke nënvizuar përkushtimin dhe sjelljen e shkëlqyeshme të studentëve gjatë kohës sa ishin në BQK gjatë programit në fjalë. Guvernatori duke folur për rolin dhe mundësinë e ofruar për studentët që të ndjekin praktikën në BQK , ka potencuar se ky program do të ndikojë në ngritjen e dijeve dhe formësimin e tyre për profesionet e tyre që do t’i zbatojnë në institucione të ndryshme qoftë ato publike , private e pse jo edhe të ndonjërit që të jetë pjesë e BQK-së.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara