Fjalimi i U.D. i Guvernatorit Mehmeti në Konferencën vjetore të Shoqatës së Bankave të Kosovës

01/12/2017

Konferenca vjetore e Shoqatës së Bankave të Kosovës po zhvillon punimet me temën:“Reduktimi i transaksioneve me para të gatshme, mundësitë dhe sfidat”.

Në fjalën e tij U.D. i Guvernatorit Fehmi Mehmeti  i cili po merr pjesë në këtë konferencë theksoi se sektori bankar në Kosovë vazhdon të ketë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe këtë vit ky sektor ka vazhduar të përmirësojë qasjen në financa për biznese dhe individë, ka përmirësuar kualitetin e aseteve dhe kushtet e kreditimit, duke mbetur kështu sektor i kapitalizuar mirë dhe me profitabilitet, tha ndër të tjera z.Mehmeti. Po ashtu, edhe në këtë vit bankat kanë investuar në kualitetin e shërbimeve bankare përmes teknologjisë dhe inovacionit në avancimin e shërbimeve për klientë.Për më shumë fjalimi i U.D. i Guvernatorit z.Mehmeti