Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
08/04/2010
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Hashim Rexhepi bashkë me bashkëpunëtorët e tij vizitoi sot zyrat e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), me ç’rast u prit nga kryetari i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z.Dino Asanaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Të dy palët diskutuan lidhur me çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë të deritashëm, duke theksuar çështjet që kanë të bëjnë me informim më të detajuar mbi politikën e investimeve dhe kompetencat ligjore të BQK-së ndërlidhur me këto investime. Në mënyrë specifike u theksua nevoja për një bashkëpunim më të thellë në të ardhmen më qëllim të ngritjes së efektivitetit të menaxhimit të mjeteve nga fondi i privatizimit në Kosovë.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara