12/10/2012
Në kuadër të këtyre takimeve është mbajtur edhe takimi formal i Konstituencës së Evropës Qendrore dhe Lindore pjesë e sëcilës është edhe Republika e Kosovës. Në takimin me të nominuarin për Drejtor Ekzekutiv të këaj konstituence z. Johann Prader është diskutuar për fillimin e punës së konstituencës së re dhe për modalitetet e përfaqësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm
Ministri i Financave z. Bedri Hamza dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z. Gani Gërguri, të shoqëruar nga Ambasadori z. Ahmet Shala janë duke marrë pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore të cilat janë duke u zhvilluar në Tokio të Japonisë. Delegacioni Kosovar përveç që ka marrë pjesë në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore dhe në takimet e konstituencave përkatëse, është takuar edhe me drejtorët ekzekutiv të cilët e përfaqësojnë Kosovën në konstituencën e FMN-së dhe Bankës Botërore, pjesë e të cilave është Republika e Kosovës. Me këtë rast delegacioni i Kosovës pati takime me Drejtorin e Departamentit Evropian në kuadër FMN-së, me Zëvendësministrin e Financave të Japonisë, Zëvendës Presidentin e Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JICA),me Departamentin për çështje Monetare dhe Tregje të Kapitaleve (Asistenca teknike) etj.
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të FMN-së janë vlerësuar pozitivisht zhvillimet ekonomike në Kosovë duke pasur parasysh krizën në për të cilën janë duke kaluar disa shtete të eurozonës. Në këtë drejtim është vlerësuar lartë puna e institucioneve të Kosovës në përgjithësi, si dhe në veçanti puna e Ministrisë së Financave dhe BQK-së, në ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal, menaxhimin e kujdesshëm të proceseve buxhetore dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar.
Në kuadër të këtyre takimeve është mbajtur edhe takimi formal i Konstituencës së Evropës Qendrore dhe Lindore pjesë e sëcilës është edhe Republika e Kosovës. Në takimin me të nominuarin për Drejtor Ekzekutiv të këaj konstituence z. Johann Prader është diskutuar për fillimin e punës së konstituencës së re dhe për modalitetet e përfaqësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm. Gjatë takimit me Drejtorin ekzekutivë në FMN z. Willy Kiekens të konstituencës Belge (pjesë e sëcilës ishte Republika e Kosovës deri më tani), Delegacioni i Kosovës e ka njoftuar me zhvillimet ekonomike dhe buxhetore në Kosovë dhe e ka falënderuar z. Kiekens për punën e palodhshme të tij në anëtarësimin dhe përfaqësimin e Kosovës në FMN. Ndërsa në takimin me drejtorët ekzekutiv të Bankës Botërore, Konstantin Huber dhe Gino Alzeta, Delegacioni i Kosovës ka shprehur kënaqësinë sa i përket punës së deritanishme dhe ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për vazhdim të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy palëve.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e shtetit nikoqir të takimeve vjetore, Delegacioni ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Japonisë për mbështetjen e shumanshme që i kanë dhënë Kosovës që nga përfundimi i luftës, dhe është diskutuar për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Në takimin me Zëvendës Ministrin e Financave të Japonisë, z. Shinsuke Amiya, janë diskutuar çështje të interesit të përbashkët dhe është shprehur zotimi reciprok për thellim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Gjithashtu, z. Amiya pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga Ministri Hamza për të vizituar Kosovën.
Gjatë ditëve të ardhshme, në kuadër të aktiviteteve të organizuara si pjesë e takimeve të rregullta vjetore të FMN-së dhe të Bankës Botërore, Ministri i Financave z. Bedri Hamza dhe Guvernatori z. Gërguri pritet të takohen me përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të FMN-së dhe të Bankës Botërore.