Delegacioni i BQK-së takoi drejtuesit e Departamentit Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar

24/10/2024

Delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, është takuar me drejtuesit e Departamentit Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i përbërë nga znj. Grochalska, z. Dumitrescu dhe z. Messineo.

Përfaqësuesit e BQK-së gjatë këtij takimi diskutuan mbi nismat legjislative dhe rregullative që dalin nga rekomandimet e FMN-së, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit në pajtim me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së pati takime bilaterale me drejtuesit e dikastereve relenavante te FMN-së dhe BB-së në vijim të bashkëpunimit në fusha specifike sipas rekomandimeve dhe asistencave teknike.