Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
09/10/2012
Një delegacion nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori z.Gani Gërguri ,ka udhëtuar për në Tokio të Japonisë për të marrë pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore (BB).
Krahas pjesëmarrjes në seancën plenare të Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, Guvernatori Gërguri do të ketë takime me zyrtarë të FMN-së dhe të BB-së, përfaqësues të sistemit financiar të Japonisë , si dhe me zyrtarë nga vende të ndryshme, përfshirë këtu Guvernatorë dhe zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në takimet e Sesionit të Vjeshtës të FMN-së dhe BB-së.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara