Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
29/09/2010
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së, z.Gani Gërguri, së bashku me zëvendësguvernatorin, z.Nexhat Kryeziu, pritën në BQK një delegacion të afaristëve të rinj nga Chicago e SHBA-ve.
Z. Gërguri i njoftoi mysafirët me detyrat dhe përgjegjësitë e BQK-së si dhe me të arriturat kryesore që nga themelimi i saj e deri më sot, duke nënvizuar se BQK-ja sot reflekton një institucion mirë të organizuar dhe me kapacitete të afta për të realizuar agjendën e saj. Më tutje, z.Gërguri elaboroi edhe zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë. Ndërsa z.Kryeziu foli në veçanti për zhvillimet dhe të arriturat në lëmin e licencimit, rregullimit dhe të mbikëqyrjes së sektorit financiar të vendit tonë.
Ky delegacion amerikan po qëndron në Kosovë për tri javë dhe do të vizitojë institucione të shumta si nga sektori publik ashtu edhe ai privat.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara