Burimet e financimit për rritjen ekonomike: “A ka para të mjaftueshme në Kosovë”

09/06/2010

Banka Qendrore në bashkëpunim më Zyrën Civile Ndërkombëtare ICO organizuan konferencën me temën :

Burimet e financimit për rritjen ekonomike: “A ka para të mjaftueshme në Kosovë”
 
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim më Zyrën Civile Ndërkombëtare  (ICO) kanë organizuar konferencën e përbashkët më titull: Burimet e financimit për rritjen ekonomike: A ka para të mjaftueshme në Kosovë ? Konferenca u kryesua nga paneli i përbërë nga :z.Gani Gërguri, zëvendësguvernator i BQK-së , z.Andrea Capusseal, kryesues i Njësisë për Çështje Ekonomike dhe Fiskale nga Zyra Ndërkombetare Civile ,z.Nexhat Kryeziu ,zëvendësguvernator i BQK-së , z.Robert Wright , drejtor i Raiffeissen Bankës në Kosovë, z. Shpend Ahmeti , drejtor i Institutit GAP ,z.Selim Thaçi, drejtor i Drejtoratit të Makroekonomisë në MEF si dhe z.Sokol Havolli , drejtorati i Analizave Ekonomike. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të sistemit bankar në Kosovë, industrisë së sigurimeve si dhe përfaqësues nga institucionet e ndryshme financiare .
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Hashim Rexhepi në fjalën e tij në konferencë ndër të tjera theksoi : Gjatë viteve të fundit  sektori publik ka intensifikuar përpjekjet dhe si rezultat i kësaj ka pasur rritje të GDP-së mesatarisht 6 %.Kriza financiare globale  ka pasur ndikim të lehtë në rritjen e GDP-së në Kosovë , duke e ngadalësuar në 4 % në vitin 2009 . Për të pasur një standard më të mirë të jetesës, duhet të ketë  një rritje ekonomike më të madhe se vendet e rajonit. Janë bërë hapa të rëndësishëm gjatë viteve të fundit  duke qenë se është ndërtuar ekonomia  jonë pothuajse nga e para , e cila edhe po bëhet pjesë e tregjeve  dhe integrimeve ndërkombëtare” . Sipas tij , Kosova së shpejti duhet të hyjë në fazën e periudhës së investimeve të gjëra në mënyrë që të jetë në gjendje të  arrijë ekonomitë në rajon. Nëse duam ta përmirësojmë standardin e jetesës dhe t’u afrohemi niveleve të GDP-së  për kokë banori në rajon , ekonomia e Kosovës duhet të rritet më shpejt se të tjerat, tha  guvernatori Rexhepi duke shtuar në vijim se  për të garantuar një rritje ekonomike , më e preferuar do të jetë kombinimi  i të gjitha burimeve të financimit , siç është ai privat , publik si dhe investimet e huaja. Këtë më së miri mund ta bëjmë, duke siguruar kornizën dhe mjedisin për një rritje ekonomike më të lartë dhe më të qëndrueshme.    
Shtrohet pyetja se kush duhet të financojë rritjen tonë ekonomike: a duhet të jetë Qeveria, a duhet  të jetë  sektori ynë privat, apo duhet të jenë të huajt (apo  emigrantët tanë)? Si më i preferuar do të ishte kombinimi i të gjitha burimeve të financimit, pasi që atëherë do të shihnim një bashkëveprim në mesin e  burimeve të financimit tha ndër të tjera guvernatori Rexhepi.

 “Korniza makroekonomike për rritjen ekonomike “, ishte tema e prezantuar  nga z. Renzo Daviddi, kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian. Sipas tij qasja në financim është njëra ndër barrierat kryesore  për sektorin privat  në Kosovë . Kosova ka para që mund të investohen  ato duken edhe nga depozitat e larta bankare, por kostoja e financimit është e lartë për shkak të riskut të perceptuar nga bankat. Gjithnjë sipas tij , përmirësimi i gjendjes së autoriteteve  rregullative do të jetë e rëndësishme  për procesin e privatizimit  në Kosovë, sikurse në sektorin e energjetikës ashtu edhe në  sektorin e telekomunikacionit. Në nga çështjet kryesore që duhet  të adresohet  , veçanërisht  në drejtimin në të cilin  po ecim, pra privatizimit  të shpejtë , është çështje e autoriteteve  rregullative dhe mënyrës se si  mund të ndërhyjnë  ata, në pavarësinë  e tyre dhe në mënyrën se a mund ato ta nxisin konkurrencën . Duke   përmendur hapat që duhen ndërmarrë për të pasur rritje ekonomike , z.Davidi, tha se është  disiplina fiskale  dhe masat për të rritur të ardhurat ,  janë disa nga hapat kryesorë që duhet të ndërmerren në të ardhmen, po sipas tij , për rritjen e të ardhurave do të rritet akciza në duhan, alkool dhe derivate , kjo është një prej pikave të marrëveshjes me FMN. “ Një ambient stabil makroekonomik është i domosdoshëm për financimin  dhe stimulimin e rritjes ekonomike , qartazi ka ndikim në tërheqjen  e investimeve dhe kjo nuk është e vetëmjaftueshme” tha ndër të tjera në fjalën e tij z.Davidi.
Ndërsa z.Sokol Havolli me temën “ Roli i remitancave”, ndër të tjera ka potencuar se të ardhurat e përgjithshme të emigrantëve gjatë një viti tejkalojnë  shumën prej 4 miliardë eurosh, prej të cilave , sipas tij 28 % janë kursime  të tyre, ndërsa 12 % nga të ardhurat e përgjithshme të tyre ata i  dërgojnë në formë të dërgesave financiare  për përkrahjen e familjarëve të tyre në Kosovë. Sipas tij dërgesat e emigrantëve për vitin 2009 kanë qenë 505 milionë euro apo 14 % e GDP-së së Kosovës.  Sipas z. Havolli shumat që dërgojnë emigrantët janë një tregues i një potenciali të jashtëzakonshëm për investime në Kosovë. Gjatë vitit të shkuar ka pasur një rënie prej 5 % të dërgesave të emigranteve ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti të dhënat preliminare flasin për një rritje të lehtë prej 2 %.Ndërsa z.Robert Wright prezantoi temën “Financimi kreditor për sektorin privat “.
Sipas tij tregu në total i huave  është 1.3 miliardë  euro  prej të cilave 73% janë kredi  për sektorin e biznesit . Sektori bankar ka  500 milionë euro depozita të pashfrytëzuara . Wright ka thënë se nga aspekti i bankave  problematike nuk  është  vetëm mosshfrytëzimi i këtyre parave  por edhe numri i vogël i firmave  që përdorin kreditë për të investuar  në bizneset e tyre , që në total është 23.5 % i bizneseve në Kosovë , shifër kjo ende e ulët  krahasuar me vendet  e rajonit . Sipas tij sektori i tregtisë prinë me afro 55 % të kredive të marra në banka . Ai ka shfaqur vërejtjen e tij se fokusimi në ndërtimtari  i ekonomisë mund të ketë pasoja në rast se këto prona që ndërtohen  nuk shitën. Gjithnjë sipas z.Wright , në Kosovë  ka nevojë për krijimin e mundësive të reja  për lëshimin  e kredive  sidomos në sektorin  e shërbimeve komunale, telekomit , shëndetësisë , teknologjisë, për faktin se në këto fusha risku mund të jetë më i ulët  etj. Ndërkaq panelisti tjetër i kësaj konference , drejtori i Institutit GAP  z.Shpend Ahmeti ka shtjelluar temën : “Investimet e huaja direkte si burim i rritjes ekonomike “. z.Ahmeti shfaqi kritikën  e tij për reformat në sektorin e ekonomisë . Sipas tij vendi vazhdon të ballafaqohet me problemet e njëjta  dhe përveç investimeve  në  fushata të evropianëve të rinj , investime në imazhin e Kosovës  , shumë pak  ka investime në reforma të mirëfillta . Sipas tij reformat mund t’i shtyjë vetëm një treg i decentralizuar  si duhet. Z.Ahmeti paralajmëroi se edhe gjatë vitit 2010 mund të ketë rënie të investimeve  të huaja. Ndërsa për bankat ka përcjellë një mesazh , duke kërkuar nga to  që më saktë të definojnë  se ku qëndron risku dhe cilat janë reformat që Qeveria po i kryen në mënyrë  që ato të lëshojnë me shumë kredi. Z.Ahmeti shfaqi kritikat e tij edhe për procesin e privatizimit në Kosovë .

Në fund të sesionit të parë  është paraqitur  z.Selim Thaçi  , i cili prezantoi temën :” Përbërja e pakos fiskale dhe rritja ekonomike në Kosovë”. Të gjitha prezantimet zgjuan interesim tek pjesëmarrësit , të cilët më pas gjatë sesionit të diskutimeve janë përfshirë në debatin shumë profesional që është zhvilluar në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve të kësaj konference. Bashkëpunimi i BQK-së dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare ICO do të vazhdojë edhe në të ardhmen në organizimet e konferencave të tjera .

 

PRESENTATIONS

The Role of Remittances (ppt) Sokol Havolli, BQK
Macro Economic Framework for Economic Growth (ppt) Renzo Daviddi, ECLOK
Credit Financing for the private sector (ppt) Robert Wright, Raiffeisen Bank
Cost of Finance and Economic Growth: BQK and ICO (rar-file)