12/03/2018
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si institucioni më i lartë financiar në vend, organizon aktivitete të ndryshme me qëllim të ngritjes së njohurive ekonomike, financiare dhe informimit të publikut mbi funksionet dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Për të shënuar Javën Ndërkombëtare të Parasë 2018- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës fton studentët e universiteteve/kolegjeve të nivelit bachelor/master, të marrin pjesë me video edukative të animuara, video klipe, audio klipe, me qëllim të ngritjes së njohurive, inkuadrimit, zgjimit të interesimit dhe shpërndarjes së informatave nga fusha e edukimit financiar, ekonomisë, kursimet, përdorimi parasë në mënyrën e duhur, funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe tema të ngjashme.
Rregullat për kualifikim:
- Punimi duhet të jetë i përgatitur nga një ose më shumë studentë që ndjekin studimet bachelor/master;
- Mesazhi i punimit të jetë i kuptueshëm dhe të ketë lidhshmëri me temat e lartpërmendura
- Punimi duhet të jetë edukativ dhe të përcjellë mesazhe të sakta mbi edukimin financiar;
- Punimi duhet të jetë kreativ;
- Punimi duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe i kuptueshëm për publikun;
- Punimi duhet të jetë origjinal, jo i kopjuar;
- Punimi nuk duhet të jetë i publikuar më herët apo të ketë marrë pjesë në ndonjë konkurs tjetër;
- Të ruhet në CD- Room ose DVD;
- Kuliteti min. Full HD ( 1920x1080);
- Formati i punimit të jetë avi,.mov,.mpeg,.wmv;
- Video të jetë jo më pak se 2 minuta dhe jo më shumë se 7 minuta;
- Të mos përfshihet emri i autorit në video;
- Në fillim të videos të vendoset logoja e BQK-së.
- Autorët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës.
- Punimet duhet të dorëzohen në formë fizike në arkivin e BQK-së dhe të vendosura në një zarf 3 kopje të Cd, DVD, dhe informatat mbi autorin (emir, mbiemri, emri i Universitetit, fusha e studimeve, email-adresa kontaktuese, kopjen e ID të studentit, kopjen e letërnjoftimit).
Tre punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Punimi më i mirë-500 euro;
Punimi i dytë më i mirë-400 euro;
Punimi i tretë më i mirë-300 euro.
Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është: 30 prill 2018.
Të interesuarit për informata shtesë mund të shërbehen nga faqja zyrtare e BQK-së
www.bqk-kos.org ose mund të na kontaktojnë në email: info@bqk-kos.org.