BQK publikon dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”

18/01/2024

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si institucion i pavarur kushtetues, me qëllim të informimit sa më të sakte të opinionit publik dhe pyetjet që ka pranuar lidhur me çështjen e përdorimit të valutës Euro si mjet i vetëm pagese, te ngritura pas aprovimit te Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme ka përgatitur dhe publikuar dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”

Rregullorja më konkretisht dhe përveç tjerash, adreson çështjet në vijim:

✅ Procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara;

✅ Kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara;

✅ Standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro;

✅ Standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;

✅ Kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme;

✅ Rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës; dhe

✅ Procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti.

Kjo Rregullore është miratuar nga Bordi i BQK-së me 27 dhjetor 2023 dhe hynë në fuqi më 1 shkurt 2024.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj.

Përditësimin e Pyetjeve dhe Përgjigjeve më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme mund ta lexoni këtu 🔗 [LINKU]