17/12/2012
Më 19 dhjetor 2012, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës prezanton numrin e tretë të Raportit të Stabilitetit Financiar të Kosovës. Me këtë rast, Guvernatori Gërguri do të mbajë një fjalim hyrës me të gjeturat kryesore të Raportit, ndërsa prezantimin gjithëpërfshirës të Raportit do ta bëjë Arben Mustafa, drejtor i Departamentit për Stabilitet Financiar dhe Analiza Ekonomike në BQK. I ftuar special në këtë konferencë është z. Peter Tabak, zyrtar i lartë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili do të flas rreth stabilitetit financiar dhe zhvillimin e tregut të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Raporti i Stabilitetit Financiar synon të informojë publikun e gjerë, profesionistët dhe autoritetet vendimmarrëse mbi zhvillimet në sektorin financiar, me fokus të veçantë në sistemin bankar, duke identifikuar brishtësitë dhe rreziqet që kërcënojnë stabilitetin e këtij sektori. Duke informuar publikun mbi gjendjen e sektorit financiar, BQK synon të ngritë transparencën dhe të nxitë debatin profesional mbi zhvillimet dhe sfidat e sektorit financiar të vendit tonë.
Me këtë rast, BQK do të shpërndajë edhe çmimet për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.