BQK-ja zgjeron gamën e statistikave të publikuara për sektorin financiar

29/01/2013

Prishtinë, 29 janar 2013: Konform Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e specifikuar edhe në Rregulloren mbi Statistikat Monetare Financiare dhe Llogaritë Financiare, BQK-ja filloi me publikimin e statistikave mbi institucionet mikrofinanciare, institucionet që merren me lizing si dhe statistikat mbi agjencitë për transferimin e parave konform standardeve statistikore ndërkombëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane, Eurostatit dhe institucioneve tjera relevante.


Statistikat e publikuara mbi institucionet mikrofinanciare dhe institucionet që merren me lizing përfshijnë bilancin e gjendjes, kreditë sipas sektorëve institucional dhe ekonomik, lizingun, kreditë e reja të lëshuara, normat efektive të interesit në kredi dhe bilancin e suksesit.


Statistikat e publikuara mbi agjencitë për transferimin e parave përfshijnë bilancin e gjendjes, transferet ndërkombëtare dhe bilancin e suksesit.


Këto statistika përfshijnë periudhën statistikore duke filluar nga janari 2012 dhe përpilohen në baza mujore. Modalitetet e raportimit duke nënkuptuar afatet, definicionet e instrumenteve, formularët e raportimit si dhe rregullat e validimit janë specifikuar në standardet statistikore të BQK-së të njohura si Raporti Statistikor mbi Institucionet Mikrofinanciare, Raporti i Normave të Kamatës së Institucioneve Mikrofinanciare dhe Raporti Statistikor mbi Agjencitë për Transferimin e Parave.

Për qasje në këto statistika, shko në vegëzen e Serive Kohore. Për më shumë, këto statistika do të fillojnë të publikohen edhe në Buletinin Mujor Statistikor duke filluar që nga edicioni i dhjetorit 2012.