30/05/2017
Ashtu sikurse në të gjitha vendet e botës edhe BQK-ja, përkatësisht Departamenti i Auditimit të Brendshem ka organizuar një tryezë me rastin e shënimit të muajit ndërkombetarë të ndërgjegjësimit për auditimin e brendshëm. Tryeza e organizuar me rastin e kësaj ngjarje u titullua “Roli dhe Rëndësia e Auditimit të Brendshëm”. Shënimi i kësaj ngjarje në nivelin global synon të avancojë rolin që ka auditimi i brendshëm në qeverisje organizative, kontroll të brendshëm dhe menaxhim efektiv të rrezikut. Në tryezën e organizuar nga BQK-ja si pjesëmarrës morën pjesë menaxhmenti i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Bedri Hamza , Bordi Mbikëqyrës dhe Komiteti i Auditimit i kryesuar nga kryetari z.Bedri Peci si dhe drejtues të departamenteve përkatëse të BQK-së.
Gjatë prezentimeve që u realizuan , u tha se Auditimi ka një rol të rëndësishëm në organizatë i cili duhet të jetë gjithsesi në funksion të përmirësimit dhe avancimit të proceseve brenda organizatës ku gjithsesi duhet të spikasin shërbimet profesionale të auditimit me të vetmin qëllim arritjen e objektivave të BQK-së.
Për rëndësinë e auditimit të brëndshëm folën guvernatori z. Bedri Hamza , kryetari i Bordit të BQK-së z.Bedri Peci si dhe shefi i auditimit të brendshëm, z. Bezad Halilaj, i cili para të pranishmeve bëri një prezantim për rolin, funksionet dhe sfidat që paraqet auditimi në një organizatë karshi strategjive afatgjate të institucionit në përgjithësi e në rastin konkret të BQK-së në ve]anti . Kjo ngjarje e shënuar për hërë të parë nga BQK-ja , do të jetë tradicionale dhe do të shënohet edhe me aktivitete dhe ngjarje të tjera ,tryeza apo konferenca në vitet që vijnë.