20/11/2008
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës , më rastin e përfundimit të suksesshëm të praktikës profesionale në BQK , ka organizuar një ceremoni rasti, duke ua ndarë Certifikatat për 23 studentët që kanë ndjekur dhe përfunduar më sukses praktikën në BQK.
Në pritjen e organizuar më rastin e kësaj ceremonie ishte edhe Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi i cili më këtë rast i ka përgëzuar studentët për përfundimin me sukses të praktikës si dhe për përkushtimin dhe sjelljën e shkëlqyerë që ata treguan gjatë qëndrimit njëmujor në Drejtoratët dhe sektorët e ndryshëm të BQK-së.
Ai më këtë rast ka shprehur qëndrimin e tij së BQK-ja më programin e saj “ Parktikë për student “ , do të vazhdojë të mbeshtesë studentët më të mirë, përkatësisht të fakulteteve ekonomike që janë pjesë e Universiteteve të Kosovës.
Certifikatat për studentët i ka shpërndarë Guvernatori Rexhepi më bashkëpunëtorët e tij .
Studentët që ndoqën praktikën profesionale në BQK , janë nga Universiteti Publik i Prishtinës UP-ja , Universiteti “ Fama “, Universiteti ”Dardania”, Universiteti “Iliria” dhe Universiteti ”AAB”.