Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
22/03/2018
Z.Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme,përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit. Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së. Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, z.Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Po ashtu, z.Mrasori ishte pjesëmarrës i rregullt i delegacionit të BQK-së në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, dy herë ka qenë Zëvëndësguvernator i përkohshëm i Republikës së Kosovës në FMN gjatë takimeve vjetore.
Z. Mrasori është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më datë 26 janar 2018 është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe më datë 5 shkurt 2018 është emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në pozitën anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara