13/06/2011
Pavarësia e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) është absolutisht qenësore për reputacionin e Kosovës para investitorëve të mundshëm dhe më gjerë para bashkësisë ndërkombëtare, tha ICR-ja Pieter Feith në një takim me Guvernatorin e ri të BQK-së, z. Gani Gërguri.
z. Feith e përgëzoi z. Gërguri për marrjen e këtij posti dhe e siguroi atë për përkrahjen e ICO-së për pavarësinë e Bankës Qendrore.
Pieter Feith tha:
“Prioritet i ICO-së është një Bankë Qendrore e Kosovës dhe Bord i pavarur, që funksionon mirë dhe që punon në përputhje me ligjin. Kjo është qenësore për kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Interesat e Kosovës shtrihen në integritetin e Bankës Qendrore, parim ky që duhet mbrojtur fuqishëm.”
“Kam besim të plotë në përvojën dhe integritetin personal të Z. Gërguri; i uroj shumë sukses si Guvernator i Bankës Qendrore.”
Gani Gërguri tha:
“BQK-ja vazhdon të mbikëqyrë dhe menaxhojë sistemin financiar të Republikës së Kosovës siç përcaktohet me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Sistemi financiar është i fortë dhe stabil sipas masave dhe standardeve ndërkombëtare. Menaxhmenti i BQK-së do të bëjë gjithçka që është e mundur që stabiliteti i sistemit financiar të mbetet i tillë”.
SHËNIM :
• Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, e ka dhënë pëlqimin e tij për emërimin e z. Gani Gërguri si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, pas votimit në Kuvendin e Kosovës në maj të vitit 2011. Pëlqimi është dhënë duke u mbështetur në autoritetin e ICR-së sipas nenit 2.2 (d) të Aneksit IX të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.