Kamatëvonesat në instrumentet kreditore

Kjo faqe rifreskohet çdo gjashtë muaj më datën 1 shkurt dhe 1 gusht të vitit kalendarik. Në rastet kur BQK nuk e ka publikuar normën referente në fuqi, duhet përdorur norma referente e BQK-së e publikuar së fundi.

Bazuar në Rregulloren për Kamatëvonesën e Instrumenteve Kreditore, BQK publikon në bazë të rregullt gjashtëmujore të dhëna për normën referente si pjesë e kamatëvonesës.

Rregullorja për Kamatëvonesën e Instrumenteve Kreditore ka për qëllim të përcaktojë procedurën që do të ndiqet nga institucionet financiare kredidhënëse për të ngarkuar kamatëvonesën, si dhe të përcaktojë metodën për caktimin dhe llogaritjen e shumës së kamatëvonesës së ngarkuar ndaj instrumenteve kreditore të cilat janë në vonesë.

E rifreskuar për herë të fundit më: 4 shkurt 2020

KAMATËVONESA NË INSTRUMENTET KREDITORE

           Peirudha e zbatimit:

 

Prej

Deri

Norma e kamatëvonesës

Norma referente

Norma fikse

13.09.2019

09.02.2020

12.00%

4.00%

8.00%

10.02.2020

09.08.2020

11.96%

3.96%

8.00%


Norma referente - paraqet pikën në mes të normës efektive të interesit në kredi të reja që marrin bankat dhe normës efektive të interesit në depozita të reja që paguajnë bankat. Llogaritja e normës referente bëhet duke marrë për bazë mesataren në gjashtë muajt e fundit (janar-qershor ose korrik-dhjetor) të normës së interesit për kontratat e reja në kredi dhe depozita, e llogaritur dhe publikuar nga BQK.

Llogaritja e normës së kamatëvonesës do të jetë normë vjetore (Nv), e cila përbëhet nga norma referente e rritur për 8 pikë përqindje normë fikse. Normën referente do ta publikojë BQK çdo gjashtë muaj. Me datë 1 shkurt publikohet norma që merr për bazë mesataren për periudhën korrik-dhjetor dhe vlen për periudhën e ardhshme nga data 10 shkurt deri më 9 gusht; kurse më datë 1 gusht të vitit kalendarik publikohet norma që merr për bazë mesataren për periudhën janar-qershor dhe vlen për periudhën e ardhshme nga data 10 gusht deri më 9 shkurt.