Mbrojtja nga falsifikimet

 

Kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara euro në Republikën e Kosovës

 

Publikimi i statistikave mbi kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara euro në Republikën e Kosovës bëhet duke u bazuar në termat e referencës të Komitetit Qendror të Analizave të Parave të Falsifikuara gjegjësisht duke u bazuar në nenin II “Mandati” dhe nën te pika b ku roli i komitetit është “Të mbledhë, të analizojë dhe të publikojë të dhënat teknike dhe statistikore lidhur me kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara”.


Kartëmonedhat e falsifikuara euro në Republikën e Kosovës

 

Denominimet në vlerë prej 100€, 50€ dhe 20€ përbenin rreth 93% te gjithë numrit te kartëmonedhave te falsifikuara gjatë vitit 2017. Numri i kartëmonedhave me te falsifikuara te konfiskuara ishin ato te denominimeve prej 100€ (46%), 50€ (34%), 20€ (13%) dhe te tjera 7%.

 


Denominimet në vlerë prej 2€, 1€, 0.5€ dhe 0.2€ përbenin 100% te gjithë numrit te monedhave te falsifikuara gjatë vitit 2017. Numri i monedhave me te falsifikuara te konfiskuara ishin ato te denominimeve prej 2€ (86%), 1€ (7%), 0.5€ (5%) dhe 0.2€ 2%.