SIGURUES

Të interesuarit për të themeluar një sigurues duhet fillimisht të aplikojnë për licencë për zhvillim të veprimtarisë së sigurimeve nga BQK-ja. Të interesuarve filimisht i’u sygjerohet të lexojnë manualin për licencim të siguruesve dhe pyetjet më të shpeshta për licencim të siguruesve pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.
 

Departamenti për Licencim dhe Standardizim do të jap udhëzimet e nevojshme para se të fillohet me procesin e aplikimit për licencim të siguruesve. Ai mund të kontaktohet përmes emailit Licencimi@bqk-kos.org ose përmes telefonit në numrin +381 (0) 38 222 055.