Guvernatori Mehmeti takoi sot Sami Istrefin, Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Avokatin e  Përgjithshëm të Shtetit z. Sami Istrefi.

Në frymën e bashkëpunimit të dy institucioneve, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, u diskutua avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit të Kosovës, me fokus të veçantë çështjet e fushës ligjore. Guvernatori Mehmeti falënderoi Avokat Istrefin për gatishmërinë e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe u zotua që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen.

Përveç tjerash, Guvernatori Mehmeti, e informoi z.Istrefi për zhvillimet, aktivitetet dhe angazhimet e BQK-së dhe të sektorit financiar.

Nga ana tjetër, Avokati i  Përgjithshëm i Shtetit z. Sami Istrefi theksoi që vlerëson lartë sukseset e arritura në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për  avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.