Guvernatori Mehmeti priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin Chabert për zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Ai ka falënderuar Ambasadorin dhe shtetin francez për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert ka shprehur kënaqësinë për kontributin që Franca ka dhënë në avancimin e punës së BQK-së, duke potencuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.